Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) të premten mbrëma ka shpallur më të mirët për vitin 2025, me Distria Krasniqin e Akil Gjakovën që fituan çmimet kryesore.
Xhudistët Distria Krasniqi dhe Akil Gjakova janë zgjedhur sportistët më të mirë në Kosovë për vitin 2025.
Distria ishte e pakonkurrencë falë titullit të Evropës dhe medaljes të argjendtë botërore.
Ndërkohë, Akili është dalluar prej sportistëve të sporteve olimpike, falë vendit të shtatë në Evropë dhe vendit të dytë në Grand Slamin e Parisit.
Po ashtu i pakonkurrent ishte edhe Driton Kuka, që u shpall trajneri më i mirë i vitit.
Kombëtarja A e futbollit për meshkuj dhe ajo U17 për vajza u zgjodhën Kombëtaret e vitit 2025.
“Çmime Speciale” janë ndarë për Laura Fazliun dhe Astrit Hasanin, kryetar i Federatës Evropiane të Peshëngritjes.
KOK-u e ka nderuar me çmim edhe xhudisten Nora Gjakova, e cila i ka dhënë fund karrierës në vitin 2025./GazetaExpress/