Shefi i Pentagonit, Pete Hegseth, nuk do të marrë pjesë në një takim të koordinuar për ndihmën ushtarake ndaj Ukrainës, duke shënuar kështu herën e parë që SHBA mungon në grupin ndërkombëtar të krijuar tre vite më parë për Ukrainën, e ku marrin pjesë mbi 50 udhëheqës të Mbrojtjes nga e gjithë bota.
Sipas Associated Press, sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, nuk do të mbërrijë në Bruksel deri në mbrëmjen e së mërkurës – pas përfundimit të takimit të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës.
AP raporton se Hegseth, nuk do të marrë pjesë në takim as përmes ndonjë video-lidhjeje.
Ky hap i ri i SHBA-së, po shihet si një formë për ta distancuar veten nga përpjekjet usghtarake për Ukrainën, dhe vjen menjëherë pas paralajmërimit të presidentit francez Emmanuel Macronse SHBA dhe aleatët rrezikojnë një standard të dyfishtë të rrezikshëm, nëse fokusohen te konflikti i mundshëm me Kinën, duke lënë pas dore Ukrainën.
Kujtojmë se, Franca dhe shtete të tjera anëtare të NATO-s janë të shqetësuara për faktin se SHBA mund të tërheqë trupa nga Evropa për t’i zhvendosur në Indo-Paqësor. Ndërsa, Macron ka thënë vazhdimisht se braktisja e Ukrainës do të dëmtonte besueshmërinë e SHBA-ve për të penguar çdo konflikt të mundshëm me Kinën lidhur me Tajvanin.
Sa i përket grupit për ndihmë ndaj Ukrainës, ai funksionon që nga viti 2022 menjëherë pas pushtimit rus – i krijuar nga Lloyd Austin, parardhësi i Hegseth. Që atëherë grupit i janë bashkuar mbi 50 shtete duke dhënë bashkë mbi 126 miliardë dollarë në ndihmë ushtarake për Ukrainën, me 66.5 miliardë të dhëna vetëm nga SHBA.
aaaaa