Diskutohet zgjidhja afatgjate e qëndrueshmërisë financiare të Festivalit të Teatrove në Ferizaj - Gazeta Express
string(95) "diskutohet-zgjidhja-afatgjate-e-qendrueshmerise-financiare-te-festivalit-te-teatrove-ne-ferizaj"

Diskutohet zgjidhja afatgjate e qëndrueshmërisë financiare të Festivalit të Teatrove në Ferizaj

Arte

Gazeta Express

30/08/2023 14:17

Paneli i diskutimit “Qëndrueshmëria financiare e Festivalit të Teatrove, Ferizaj” ishte një nga aktivitetet e programit të ditës së dytë të FTF.

Pjesë e panelit të moderuar nga Aurela Kadriu, ishin ministri Hajrulla Çeku, nënkryetari i Ferizajt, Lulzim Aliu, drejtorja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në këtë komunë, Xhemile Murati Shabani, si dhe Besim Ugzmajli, drejtor artistik i teatrit “Adriana” dhe menaxher i projektit në Fondacionin Festivali i Teatrove – Ferizaj.

Lexo Edhe:

Panelistët së bashku me pjesëmarrësit diskutuan për zgjidhjen afatgjate të qëndrueshmërisë financiare të festivalit nëpërmjet bashkëpunimit të ngushtë të tri institucioneve, MKRS-së, Komunës dhe Teatrit.

Ministria do të vazhdojë përkushtimin ndaj rritjes së qëndrueshmërisë financiare dhe institucionale të teatrit, si dhe drejt zhvillimit të audiencave, ngritjes së kapaciteve profesionale dhe prezantimit ndërkombëtar të produktit vendor artistik.