Diskutohet projektligji për kinematografinë - Gazeta Express
string(43) "diskutohet-projektligji-per-kinematografine"

Arte

Gazeta Express

24/01/2023 16:35

Diskutohet projektligji për kinematografinë

Arte

Gazeta Express

24/01/2023 16:35

Në mbledhjen e sotme të komisionit parlamentar për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport, është diskutuar Projektligji për Kinematografinë.

Pas ekspozesë së Ministrit të Kulturës, Hajrulla Çeku, deputetët e komisionit shtruan pyetjet e tyre me qëllim të qartësimit të të gjithave neneve, duke votuar më pas që projektligji të futet në lexim të parë në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Lexo Edhe:

Ky projektligj rregullon veprimtarinë, organizimin, financimin, prodhimtarinë, shpërndarjen dhe shfaqjen e veprave filmike. Synim ka nxitjen e krijimtarisë, promovimin, mbrojtjen, ruajtjen dhe studimin e trashëgimisë kinematografike.