Diskutimi në Capitol Hill, Enver Hoxhaj kërkon anëtarësimin e Kosovës në NATO - Gazeta Express
string(76) "diskutimi-ne-capitol-hill-enver-hoxhaj-kerkon-anetaresimin-e-kosoves-ne-nato"

Lajme

Gazeta Express

04/02/2026 18:06

Diskutimi në Capitol Hill, Enver Hoxhaj kërkon anëtarësimin e Kosovës në NATO

Lajme

Gazeta Express

04/02/2026 18:06

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka diskutuar në një tryezë në Capitol Hill me temën “Investing 5% in Defence and Commitment to US. partnership” në Washington D.C., ku ka kërkuar anëtarësimin e Kosovës në NATO, duke theksuar rëndësinë strategjike të Ballkanit për sigurinë evropiane.

Përmes një postimi në Facebook, Hoxhaj ka ndarë fotografi nga pjesëmarrja e tij në Kongresin Amerikan, ku ka deklaruar:

“Në fjalën time në Capitol Hill kërkova që Kosova të anëtarësohet në NATO. Siguria e Ballkanit është sot çështje kyçe e sigurisë evropiane.”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.

Hoxhaj ka theksuar se stabiliteti i Ballkanit Perëndimor nuk është më vetëm një çështje rajonale, por një komponent thelbësor i arkitekturës së sigurisë në Evropë, veçanërisht në kontekstin e zhvillimeve të reja gjeopolitike.

Advertisement
Advertisement
Advertisement