Diskutimet për Presidentin, Kurti pyetet se çfarë oferte ka për Abdixhikun: Shohim pas takimit - Gazeta Express
string(92) "diskutimet-per-presidentin-kurti-pyetet-se-cfare-oferte-ka-per-abdixhikun-shohim-pas-takimit"

Lajme

Gazeta Express

23/02/2026 14:40

Diskutimet për Presidentin, Kurti pyetet se çfarë oferte ka për Abdixhikun: Shohim pas takimit

Lajme

Gazeta Express

23/02/2026 14:40

Tashmë ka nisur takimi në mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në kuadër të përpjekjeve për arritjen e një marrëveshjeje për zgjedhjen e presidentit të ri dhe shmangien e zgjedhjeve të parakohshme.

Para nisjes së takimit, Kurti nuk u deklarua për mediat.

“Tash duhet të fillojmë takimin dhe pastaj shohim.”, tha ai shkurt.

Kurse kreu i LDK-së, para selisë së partisë ka dhënë një deklaratë krejt të shkurtër për mediat.

“Pas takimit”, është përgjigjur ai i pyetur nëse kanë ndonjë emër për të propozuar për president.

Advertisement
Advertisement
Advertisement