Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, u shpreh se diçka e mirë mund të jetë duke ndodhur, lidhur me bisedimet për fundin e luftës në Ukrainë.
“A është vërtet e mundur që të bëhet përparim i madh në bisedimet e paqes midis Rusisë dhe Ukrainës??? Mos e besoni derisa ta shihni, por diçka e mirë mund të jetë duke ndodhur. Zoti e bekoftë Amerikën”, ka shkruar Trump, në një postim në Truth Social.
Të dielën u zhvilluan në Gjenevë bisedimet mes delegacionit ukrainas dhe atij amerikan, lidhur me planin prej 28 pikash të administratës Trump për fundin e luftës.
Pas takimit, sekretari amerikan, Marco Rubio dhe kreu i delegacionit ukrainas, Andriy Yermak, kanë vlerësuar se bisedimet kanë qenë shumë produktive.
Ndërkohë të hënën, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se dhënia e territorit ukrainas Rusisë, është problemi kryesor për arritjen e një marrëveshjeje paqeje.Sipas tij, kjo do të shënonte një precedent të rrezikshëm
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...