“Diskutime për bashkëpunimin SHBA -Kosovë në fushën e mbrojtjes”, zyrtari amerikan mbërrin në Prishtinë, Ambasada jep detaje - Gazeta Express
string(116) "diskutime-per-bashkepunimin-shba-kosove-ne-fushen-e-mbrojtjes-zyrtari-amerikan-mberrin-ne-kosove-ambasada-jep-detaje"

Lajme

Gazeta Express

01/08/2025 15:01

“Diskutime për bashkëpunimin SHBA -Kosovë në fushën e mbrojtjes”, zyrtari amerikan mbërrin në Prishtinë, Ambasada jep detaje

Lajme

Gazeta Express

01/08/2025 15:01

E ngarkuara me punë në ambasadën e SHBA-së në Prishtinë, Anu Prattipati , ka mirëpritur  Zëvendës Ndihmës Sekretarin Amerikan të Mbrojtjes për Politikën Evropiane dhe të NATO-s, David Baker, në vizitën e tij të parë zyrtare në Kosovë.

Përveç Prattipatit, në njoftim bëhet e ditur se Baker do të takohet edhe me zyrtarë të lartë të institucioneve të Kosovës.

“Gjatë qëndrimit në Prishtinë, Baker pritet të zhvillojë takime me zyrtarë të lartë të institucioneve të Kosovës, ku do të diskutohen aspektet e bashkëpunimit të vazhdueshëm në fushën e mbrojtjes ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së Amerikës në Kosovë.

Po ashtu, në njoftim thuhet se takimet do të fokusohen në përpjekjet e përbashkëta për promovimin e sigurisë rajonale.