Diskutime në Parlamentin Evropian për Ballkanin Perëndimor dhe zgjerimin e BE-së - Gazeta Express
string(80) "diskutime-ne-parlamentin-evropian-per-ballkanin-perendimor-dhe-zgjerimin-e-be-se"

Diskutime në Parlamentin Evropian për Ballkanin Perëndimor dhe zgjerimin e BE-së

Gazeta Express

03/12/2019 11:49

Eurodeputetët dhe anëtarët e parlamenteve kombëtare për vendet e Ballkanit Perëndimor, sot do të zhvillojnë biseda në Bruksel, për procesin eurointegrues dhe politikën për zgjerimin e Bashkimit Evropian.

“Deputetë nga Shqipëria, Bosnjë dhe Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia, përfshirë edhe kryetarët e grupeve politike e parlamentare, do t’i shkëmbejnë qëndrimet e tyre për sfidat dhe perspektivat e politikës së zgjerimit të BE-së, me deputetët evropianë”, thonë nga Parlamenti Evropian.

Lexo Edhe:

Tryezën e rrumbullakët për aderimin e Ballkanit Perëndimor në BE, do ta hap kryetari i Parlamentit Evropian, David Sasolli dhe komisari për zgjerim, Oliver Varhei.

Kjo do të jetë vizita e parë e Varheit, në parlamentin në Bruksel, pasi u emëruar si komisar.

Deputetëve nga rajoni dhe atyre në Parlamentin Evropian, do t’ju drejtohet edhe raportuesi i ri i emëruar për Ballkanin Perëndimir, Tonino Piculla.