Diskutim publik: “Reimagining the Balkan”, në Fakultetin Filozofik - Gazeta Express
string(62) "diskutim-publik-reimagining-the-balkan-ne-fakultetin-filozofik"

Arte

Gazeta Express

04/09/2025 16:00

Diskutim publik: “Reimagining the Balkan”, në Fakultetin Filozofik

Arte

Gazeta Express

04/09/2025 16:00

Më 9 shtator, nga ora 17:00 në Fakultetin Filozofik do të mbahet diskutimi publik “Reimagining the Balkan”, me Maria Todorovën, Fatos Lubonjën dhe Gëzim Selacin.

Instituti për Politika Sociale Musine Kokalari dhe Kuvendi i Sociologjisë, në bashkëpunim me Zyrën e Friedrich-Ebert-Stiftung (FES) në Prishtinë, kanë kënaqësinë të organizojnë një diskutim publik me Maria Todorovën, Fatos Lubonjën dhe Gëzim Selacin.

Me temën “Reimagining the Balkans”, bashkëbisedimi do të fokusohet mbi konceptet e “Ballkanizmit” dhe “Evropianizmit”, 36 vite pas rënies së Perdes së Hekurt dhe 22 vite pas Samitit të Selanikut i cili përcaktoi perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor.