Diskutim për formimin e Kuvendit dhe institucioneve të reja –Ambasadori finlandez tregon për drekën e djeshme me Kurtin - Gazeta Express
string(118) "diskutim-per-formimin-e-kuvendit-dhe-institucioneve-te-reja-ambasadori-finlandez-tregon-per-dreken-e-djeshme-me-kurtin"

Lajme

Gazeta Express

19/06/2025 9:53

Diskutim për formimin e Kuvendit dhe institucioneve të reja –Ambasadori finlandez tregon për drekën e djeshme me Kurtin

Lajme

Gazeta Express

19/06/2025 9:53

Dje, ambasadori i Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen, ka pritur në rezidencën e tij një drekë pune kryeministrin në detyrë të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, dhe ambasadorët e disa vendeve evropiane të akredituar në Prishtinë.

Në takim morën pjesë ambasadori i Suedisë Jonas Ëesterlund, ambasadorja e Holandës Karin Boven, ambasadori i Belgjikës Grégoire Cuvelier si dhe shefi i misionit të Ambasadës së Luksemburgut, Eric Dietz.

Gjatë këtij takimi u zhvillua një shkëmbim i hapur mendimesh për zhvillimet aktuale në Kosovë. “Përfshirë procesin e formimit të Kuvendit të ri dhe institucioneve, si dhe për çështje më të gjera të interesit të përbashkët dhe bashkëpunimit:, thuhet në njoftimin e ambasadës finlandeze në Kosovë.

Diskutimet sipas njoftimit, theksuan dialogun e ngushtë dhe të vazhdueshëm midis Kosovës dhe partnerëve evropianë, me theks të veçantë në mbështetjen për rrugën integruese të Kosovës në Bashkimin Evropian dhe NATO.

“Ky takim nënvizon përkushtimin e përbashkët për thellimin e bashkëpunimit dhe avancimin e perspektivës euroatlantike të vendit”.