Disfatat më të turpshme të gjigantëve anglezë këtë dekadë - Gazeta Express
string(57) "disfatat-me-te-turpshme-te-gjiganteve-angleze-kete-dekade"

Disfatat më të turpshme të gjigantëve anglezë këtë dekadë

Gazeta Express

14/12/2019 10:48

Asnjë tifozi të futbollit s’i pëlqen ta shikojë skuadrën e tij duke humbur, megjithatë edhe disfatat janë pjesë e këtij sporti të famshëm në botë. Asnjë skuadër s’arrin ta mbyllë një sezon pa pësuar disfatë në asnjë garë.

Por, disa disfata janë më të rënda për tifozët sesa disa skuadra të tjera. Mediumet britanike i kanë grumbulluar disfatat më turpëruesve të klubeve të Premierligës në këtë dekadë, ndërsa më poshtë ju mund t’i zbuloni ato të klubeve më të mëdha në Angli, transmeton Gazeta Express

Lexo Edhe:

Arsenal | Manchester United 8-2 Arsenal | 2011

Një het-trik i Wayne Rooneyt, dy gola të bukura nga Ashley Young dhe nga një gol nga Nani, Danny Welbeck dhe Ji-Sung Park arritën ta turpërojnë Arsenalin e Arsene Wengerit.

Arsenali arriti ta mbyllë atë sezon në pozitën e tretë në tabelën e Premierligës, mirëpo ishin 19 pikë prapa Manchester Unitedit, që u radhit në vendin e dytë.

Chelsea | Chelsea 2-4 Bradford | 2015

Njëra prej disfatave më tronditëse në histori të FA Cup. Jose Mourinho emëroi lojtarë si Petr Cech, Gary Cahill, Cesar Azpilicueta, Oscar, Mohamed Salah dhe Didier Drogba në formacionin e tij të parë dhe ishte duke fituar kundër klubit të nivelit të tretë të futbollit në Angli, Bradford, me rezultat 2:0 pas 38 minutave lojë.

Chelsea i kishte fituar të gjitha dhjetë ndeshjet e zhvilluara në shtëpi deri në atë moment dhe donin t’i fitonin katër trofe brenda sezonit. Ppor, Bradfordi, që radhiteshin 49 pozitë më poshtë sesa Chelsea në radhitjen e klubeve në Angli, e përmbysën rezultatin në mënyrë të mahnitshme dhe fituan 4:2.

Liverpool | Stoke 6-1 Liverpool | 2015

Steven Gerrard e meritonte ta mbyllte karrierën e tij në Liverpool me një rezultat më të mirë sesa disfata me rezultat 6:2 në Britannia kundër Stoke.

Gerrard arriti ta shënojë një gol në ndeshjen e tij të fundit, mirëpo Brendan Rodgers mund të ishte shkarkuar që atëherë, pasi që Liverpooli e mbylli sezonin në pozitën e gjashtë.

Manchester United | MK Dons 4-0 Manchester United | 2014

Louis Van Gaal mund të ketë bërë shumë ndryshime, mirëpo disfata me rezultat 4:0 kundër klubit të nivelit të tretë të futbollit në Angli, MK Dons, në League Cup ishte një tronditje e madhe.

Pesë vjet kanë kaluar që nga ajo ndeshje dhe vetëm një lojtar që luajti atë natë është ende pjesë e skuadrës – David de Gea. /Gazeta Express/