Disa yje të mëdhenj të futbollit evropian kanë mbetur jashtë top 10-shes së listës së Topit të Artë.
Ceremonia për ndarjen e këtij çmimi do të nis nga ora 20:00, derisa tashmë janë mësuar edhe pozitat nga vendi i 19-të deri te i 11-ti.
Joao Neves i PSG-së është i 19-ti, me Scott McTominay para tij, i cili pati sukses të jashtëzakonshëm me Napolin në Serie A.
I 17-ti është Robert Leëandoëski, me Vinicius Jr që ka përfunduar i 16-ti, pasi vitin paraprak ishte i dyti në listë dhe top favorit për ta fituar çmimin.
Viktor Gyokeres i Arsenalit është i 15-ti. I 14-ti është Desire Douse, teksa Harry Kane zë pozitën e 13-të.
Khvicha Kvaratskhelia është i 12-ti në listë.
Pedri, superylli i Barcelonës mbetet jashtë 10-shes më të mirë, duke e mbyllur këtë vit në pozitën e 11-të./GazetaExpress/