Disa ushqime ju ndihmojnë nëse keni alergji stinore - Gazeta Express
string(51) "disa-ushqime-ju-ndihmojne-nese-keni-alergji-stinore"

Ushqimi/Dieta

Gazeta Express

20/03/2023 19:14

Disa ushqime ju ndihmojnë nëse keni alergji stinore

Ushqimi/Dieta

Gazeta Express

20/03/2023 19:14

Ditë të ngrohta, bimë të lulëzuara dhe një dëshirë e madhe për të shijuar një ditë në natyrë? Kjo është ëndrra e shumë njerëzve por për disa pranvera kthehet në një “makth”.

Në fakt, nëse vuani nga alergjia, në periudhën prill-qershor, teshtitja, skuqja e syve dhe vështirësitë në frymëmarrje bëhen shoqërues të padëshiruar.

Lexo Edhe:

Më poshtë janë disa ushqime që ju ndihmojnë t’i bëni ballë alergjive stinore.

Frutat dhe perimet e stinës

Në rastin e alergjive, kontributi që jep konsumi i frutave dhe perimeve është më i rëndësishmi. Ushqimet e pasura me vitaminë C, si pjepri, mango, mjedra, boronica, rrushi dhe ananasi, në pranverë janë një ndihmë e shkëlqyer në forcimin e trupit kur vihemi në provë nga sëmundjet e rrugëve të frymëmarrjes.

Çaji jeshil

Falë përmbajtjes së kuercetinës dhe katekinës, ose flavonoideve që kundërshtojnë fillimin e inflamacionit, kjo pije e çmuar redukton ndikimin e histaminës, substancës së përfshirë në shumë përgjigje qelizore, si reaksionet inflamatore dhe sekretimin gastrik. Quercetin, një anti-inflamator i fuqishëm, gjendet në disa ushqime si qepa e kuqe, lakra dhe domatet organike.

Xhenxhefil dhe erëza

Mund të gjejmë edhe aleatë të dobishëm kundër alergjive në bimë. Për shembull në xhenxhefil, e cila përmban gingerol, një molekulë antioksiduese, antikancerogjene dhe anti-inflamatore. Në kamomil i cili vepron si një anti inflamator i fuqishëm.

Uthull molle

Konsiderohet veçanërisht efektive kundër alergjive sezonale. Në fakt aftësia e saj për të reduktuar prodhimin e mukusit dhe për të pastruar sistemin limfatik e bën sulmin alergjik më pak akut dhe shmang ndjesinë e vazhdueshme të hundës së bllokuar. Mjafton të përzieni një lugë çaji uthull molle në një gotë me ujë për ta pirë tri herë në ditë.