Disa trupa amerikane po largohen nga Siria si pjesë e një “tranzicioni të qëllimshëm dhe të bazuar në kushte”, tha të mërkurën një zyrtar i lartë amerikan.
Gazeta The Wall Street Journal raportoi se SHBA-ja po tërheq të gjitha rreth 1,000 trupat e saj nga Siria.
“Forcat amerikane mbeten të gatshme t’i përgjigjen çdo kërcënimi nga ISIS që mund të shfaqet në rajon, ndërsa mbështesim përpjekjet e udhëhequra nga partnerët për të parandaluar rikthimin e rrjetit terrorist”, tha zyrtari i lartë i administratës, i cili foli në kushte anonimiteti, raporton Reuters.
“Megjithatë, prania amerikane në shkallë të gjerë nuk është më e nevojshme në Siri, duke pasur parasysh gatishmërinë e qeverisë siriane për të marrë përgjegjësinë kryesore në luftimin e kërcënimit terrorist brenda kufijve të saj”, shtoi ai.
Javën e kaluar, ushtria amerikane njoftoi se kishte përfunduar tërheqjen nga një bazë strategjike në Siri, duke ia dorëzuar atë forcave siriane, në shenjën më të fundit të forcimit të lidhjeve SHBA–Siri, që mund të mundësojnë një reduktim edhe më të madh të pranisë amerikane, përcjell Express.