Disa të mitur sulmuan fizikisht tre persona në Shkup - Gazeta Express
string(52) "disa-te-mitur-sulmuan-fizikisht-tre-persona-ne-shkup"

Maqedoni

Gazeta Express

16/03/2026 10:50

Disa të mitur sulmuan fizikisht tre persona në Shkup

Maqedoni

Gazeta Express

16/03/2026 10:50

Një incident shqetësues ka prishur sigurinë në komunën e Aerodromit të Shkupit, pasi një grup të miturish kanë ndaluar dhe sulmuar fizikisht tre persona në rrugë.

Sulmi nuk është ndalur vetëm në një përleshje fizike, por të miturit kanë hedhur edhe vezë mbi viktimat, duke shkaktuar kaos dhe ankth shtesë tek kalimtarët.

MPB njofton se në mbrëmjen e 14-15 marsit në orën 00:45, në SPB Shkup është raportuar se në zonën e komunës së Aerodromit, M.B. (22) nga Manastiri, B.K. (23) nga Strumica dhe B.S. (20) nga Shkupi janë sulmuar fizikisht nga një grup të miturish, të cilët i kanë goditur edhe me vezë.

Po merren masa për sqarimin e rastit.

Advertisement
Advertisement
Advertisement