Disa shtete evropiane ashpërsojnë masat pas rritjes së rasteve - Gazeta Express

Disa shtete evropiane ashpërsojnë masat pas rritjes së rasteve

Lajme

Gazeta Express

26/10/2021 10:09

Disa shtete të Evropës kanë vendosur që t’i ashpërsojnë masat kundër pandemisë për shkak të rritjes së numrit të rasteve. Rusia të hënën shënoi rekord infektimesh.

Rusia të hënën regjistroi numër rekord prej 37.930 rasteve të reja me Covid-19 si dhe 1.069 të vdekur, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Të zemëruara nga përqindja e ulët e marrjes së vaksinës vendëse, Sputnik V, autoritetet ruse këtë javë do të vendosin masa më të rrepta me qëllim të parandalimit të përhapjes së mëtejme të virusit.

Të hënën, masa më të rrepta hynë në fuqi në Rumani dhe në Republikën Çeke, ndërsa masat më të rrepta në Sllovaki u zgjeruan në më shumë rajone. Në Bullgari, policia do t’i gjobisë qytetarët që i shkelin rregullat nga e hëna. Edhe Polonia paralajmëroi se do të shqyrtojë masa më të ashpra.

Në Rumani, ku një zëvendësministër të shtunën tha se situata është katastrofë, qeveria futi në fuqi orë policore gjatë natës dhe i bëri të obligueshme pasaportat shëndetësore për hyrje në shumicën e hapësirave publike.

Qeveria e Holandës tha gjithashtu se mund të vendosë masa të reja kufizuese për ta ulur trysninë në spitale, që po përballen me rritje të numrit të pacientëve me Covid-19.