Disa shqiptarë e disa serbë, kandidatët të gatshëm për garën e 25 dhjetorit - Gazeta Express
string(74) "disa-shqiptare-e-disa-serbe-kandidatet-te-gatshem-per-garen-e-25-dhjetorit"

Disa shqiptarë e disa serbë, kandidatët të gatshëm për garën e 25 dhjetorit

Lajme

Gazeta Express

05/12/2022 7:33

Kandidatët e partive politike kanë nisur përgatitjet e tyre për garën e 25 dhjetorit në komunat e veriut të Mitrovicës. 

Kandidatët kanë thënë se do të bëjnë një plan program qeverisës për t`iu ofruar qytetarëve të kësaj ane një perspektivë më të mirë.

Lexo Edhe:

Kanë mbetur edhe dy javë deri në zgjedhjet e parakohshme të katër komunave në veri të Republikës.

Kandidatët e partive shqiptare në Mitrovicën e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok e Zveçan kanë filluar përgatitjet.

Kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, është shprehur i bindur në fitoren e tij. Kjo është hera e pestë e kandidimit të tij, dhe ai thotë se këtë herë do të marrë edhe një përqindje nga komuniteti serb në atë pjesë .

“Edhe pak ditë fillon fushata zyrtare , siç e dini në zgjedhjet paraprake unë edhe si kandidat edhe subjekti LVV kemi dal partia e parë në komunën veriore të Mitrovicës, kështu që presim edhe fitore por edhe rritje të votës për njw përqindje…”, tha , Erden Atiq.

Banor i fshatit Çabër, Izmir Zeqiri në komunën e Zubin Potokut është kandidati i PDK-së për të parin e kësaj komune. Zeqiri tregoi punë parë që do ta bëjw nëse zgjidhet kryetar,RTK.

“Është krijuar një boshllëk institucional në komunën e Zubin Potokut, për ata jemi shumë të fokusuar për të marrë obligimet tona dhe angazhimet e tona në komunë e Zubin Potokut edhe më parë edhe ajo në plane-programin e parë që do të jetë, do të përpiqemi të krijojmë siguri për të gjithë qytetarët, të rikthejmë institucionalizimin e jetës në gjithë komunën e Zubin Potokut”, tha Zeqiri.

Betim Osmani nga Iniciativa Qytetare “Mitrovica” thotë se fokusi i tij është te përmirësimi i jetesës së qytetarëve pa dallim.

“Ne si iniciativë e kemi programin tonë që merremi me qytetin tonë, jo me politika të mëdha por me problemin e qytetarëve dhe besoj këta e kanë pa edhe komuniteti serbe jo veç ai shqiptar e komunitete të tjera, besoj që në këto zgjedhje do të përfaqësojmë ashtu qysh është më së miri…”, tha Osmani

Ndërkohë, kandidatët e tjerë të certifikuar nga LVV-ja janë: Lulzim Hetemi në Leposaviq, Flatron Hasani në Zubin Potok dhe Fetah Peci në Zveçan.

Nga PDK janë: Taulant Kelmendi në Mitrovicën e Veriut, Albulena Behluli-Hetemi në Leposaviq, dhe Ilir Peci në Zveçan.

Aleksandër Jablanoviq, i cili është kryetar i Partisë së Serbëve të Kosovës, është certifikuar si kandidat për kryetar të komunës së Leposaviqit.

Ndërsa Iniciativa Qytetare “Mbijetesa serbe ”me kandidatin, Aleksandër Arsenijoviq, pasi është certifikuar ka dhënë dorëheqje dhe nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet e 18 dhjetorit.

Me 6 nëntor katër kryetarët e komunave serbe në veri të Kosovës kanë dhënë dorëheqje nga postet e tyre, pas vendimit të Listës Serbe për të dalë nga institucionet e Kosovës, që si pretekst përdorën vendimin e Qeverisë për çështjen e targave.