Disa serbë shkaktuan dëme në një apartament në Maltë – dënimi i rëndë u shkoi pasi publikuan videot në TikTok - Gazeta Express
string(107) "disa-serbe-shkaktuan-deme-ne-nje-apartament-ne-malte-denimi-i-rende-u-shkoi-pasi-publikuan-videot-ne-tiktok"

Lajme

Gazeta Express

25/07/2025 13:54

Disa serbë shkaktuan dëme në një apartament në Maltë – dënimi i rëndë u shkoi pasi publikuan videot në TikTok

Lajme

Gazeta Express

25/07/2025 13:54

Një grup turistësh nga Serbia vendosi të sjellë një frymë ndryshe në pushimet e tyre në Maltë, duke krijuar një version të improvizuar të konceptit “spa & fun” – por me një kthesë argëtuese dhe, natyrisht, me synimin për ta dokumentuar gjithçka në TikTok.

Sepse në epokën e rrjeteve sociale, nëse diçka nuk është filmuar dhe ndarë online, është thuajse sikur nuk ka ndodhur fare, raporton N1.

Pamjet përshkruajnë një skenë që ngjan me një version amator të “Jackass”, ku një djalë merr hov dhe rrëshqet me bark mbi dyshemenë e mbuluar me ujë në një korridor hoteli.

View this post on Instagram

A post shared by Lovin Malta (@lovinmalta)

Ndërkohë, miqtë e tij e lagin edhe më shumë dyshemenë për ta ndihmuar të rrëshqasë më gjatë dhe të përmbysë një pirg shishesh bosh, të vendosura në fund të korridorit si ca “kunja” bowling-u të improvizuara.

Në një koment të mëvonshëm, autori i videos konfirmoi se pas publikimit të saj, është dënuar nga autoritetet malteze me një gjobë prej 1500 eurosh për dëmtim prone dhe sjellje të papërshtatshme në ambientet e hotelit.

Pavarësisht pasojave, videoja ka bërë bujë të madhe në rrjet, duke mbledhur mbi 3.6 milionë shikime dhe qindra komente – disa duke e quajtur veprimin “çmenduri verore”, e të tjerë që qeshin me kreativitetin e turistëve dhe mënyrën se si po përpiqen të krijojnë kujtime unike… edhe nëse me pasoja ligjore. /Telegrafi