Pas përpasjes që presienti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy kishtre me presidentin amerikan Donald Trump, të premten, disa republikanë amerikanë, duke përfshirë senatorin Lindsay Graham dhe kryetarin Mike Johnson, sugjeruan që Zelenskyy të tërhiqej nga pozicioni i tij që mban si president i Ukrainës.
Zelensky gjatë një interviste për Sky News, ka thënë se do të japë dorëheqjen nëse Ukrainës i jepet anëtarësimi në NATO – një kërkesë që ai e ka bërë që nga fillimi i luftës me Rusinë.
“Jam i këmbyeshëm me NATO-n”, ka thënë presidenti ukrainas.
“Kam thënë që po shkëmbehem për anëtarësim në NATO, atëherë do të thotë se e kam përmbushur misionin tim. NATO do të thotë se kam përmbushur misionin tim”.
Por, ai shton: “Për të më ndryshuar mua, nuk do të jetë e lehtë, sepse nuk mjafton thjesht të bësh zgjedhje. Do të duhej të më pengosh të marr pjesë. Dhe do të jetë pak më e vështirë”. /Gazeta Express