Në prag të zgjedhjeve të 12 tetorit, Kurti dhe ministrat e tij në detyrë s’po e kursejnë buxhetin e shtetit të Kosovës për të shpërndarë para nëpër shtresat e ndjeshme, si studentët dhe ata që janë me asistencë sociale.
Hekuran Murati, ministër në detyrë i Financave, ka thënë se nga muaji tetor, asistenca sociale do të rritet për 20 %.
Gjithashtu në kuadër të kësaj fushate në prag të zgjedhjeve të 12 tetorit, Murati ka thënë se me Qeverinë Kurti III do të ketë lajme të mira për fëmijët, pensionistët, veteranët e UÇK-së dhe për pagën minimale./Express/