Disa mënyra për ta kontrolluar tensionin e gjakut - Gazeta Express
string(49) "disa-menyra-per-ta-kontrolluar-tensionin-e-gjakut"

Keshilla Mjekësore

Gazeta Express

27/12/2022 18:54

Disa mënyra për ta kontrolluar tensionin e gjakut

Keshilla Mjekësore

Gazeta Express

27/12/2022 18:54

Mënyra më efikase për monitorimin e tensionit të gjakut është ta kontrolloni vetë. Hulumtuesit shkencorë britanikë rekrutuan rreth 1000 pacientë me hipertension, të cilët i ndanë në 3 grupe.

Grupi i parë e monitoroi vetë tensionin e gjakut çdo ditë dhe muaj dhe pas një viti ia dërguan të dhënat mjekut.

Lexo Edhe:

Grupi i dytë përdori një aplikacion në telefon, me anë të të cilit ia dërgonin të dhënat për tensionin e gjakut direkt mjekut.

 Grupi i tretë u përfshinë në “kujdesin e përditshëm”, ku iu matej tensioni i gjakut çdo ditë tek zyra e mjekut. Të dhënat e mbledhura u përdorën për të përcaktuar mjekimin.

Nivelet mesatare të tensionit sistolik për gjithë pacientët ishin rreth 153 në fillim të studimit.

Nga fundi i muajit të 12, anëtarët e grupit të mbajtur nën kontroll kishin pësuar rënieve të niveleve të tensionit të gjakut mesatarisht me 140.

Ndërsa grupi që monitorohej nëpërmjet aplikacionit në telefon dhe personat që e monitoronin vetë tensionin e gjakut kishin rënie të niveleve në 136 dhe 137, respektivisht. Autorët e studimit thonë se ulja e këtyre niveleve ndihmon në uljen e rrezikut për zhvillimin e goditjes në tru me 20% dhe sëmundjeve të arterieve koronare me 10%. Studimi është publikuar tek revista mjekësore Lancet.

“Njerëzit që e monitorojnë vetë tensionin e gjakut dhe i ndajnë analizat me mjekut mund ta mbajnë më në kontroll sëmundjen”, thotë drejtuesit i studimit, dr. Richard J. McManus, profesor tek Universiteti i Oksfordit.