Disa mënyra natyrale për t’i zbardhuar dhëmbët - Gazeta Express
string(45) "disa-menyra-natyrale-per-ti-zbardhuar-dhembet"

Disa mënyra natyrale për t’i zbardhuar dhëmbët

Gazeta Express

12/02/2020 13:48

Njerëzit kanë tendencë të shpenzojnë shumë para  për të arritur një pamje sa më të mirë të dhëmbëve. Mirëpo, nganjëherë harrojmë se shtëpia është e mbushur me produkte, të cilat na garantojnë dhëmbë të bardhë.

Bright Side ka renditur disa nga këto produkte:

Lexo Edhe:

Xhenxhefil, kripë dhe limon– është receta më e re, e cila ju garanton një buzëqeshje “hollivudiane”. Ju mund të përgatitni këtë përzierje duke përdorur pak kripë, xhenxhefil të bluar dhe lëng limoni. Aplikimi bëhet me anë të brushës së dhëmbëve.

Vaj kokosi dhe gjethe të mentës– copëtoni disa gjethe të mentës dhe bashkoni ato me vaj kokosi. Lyejeni brushën me këtë përzierje dhe praktikojeni atë si pastën e dhëmbëve.

Peroksid hidrogjeni dhe sodë– përzieni pak sodë buke me peroksid hidrogjeni, dhe butësisht fërkoni dhëmbët me këtë përzierje. Pas 3-4 minutave shpërlajeni gojën me ujë.

Uthull molle dhe sodë buke- përzieni një lugë me lugë me uthull molle dhe një lugë sodë buke, dhe aplikojeni si pastë e dhëmbëve.