Disa lagje të Prishtinës, nesër pa ujë gjatë ditës - Gazeta Express
string(49) "disa-lagje-te-prishtines-neser-pa-uje-gjate-dites"

Disa lagje të Prishtinës, nesër pa ujë gjatë ditës

Gazeta Express

05/06/2020 23:14

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se nesër do të realizohen kyçjet e gypit të ujit në Lagjen “Pejton” të kryeqytetit.

“Këto punime realizohen nga kontraktori i Komunës së Prishtinës ( investim i komunës në ndrrimin e gypit të azbestit ). Roli i KRU ” Prishtina ” ka qenë përpilimi i projektit në fjalë dhe mbikqyrja e vazhdueshme, ndërsa nesër do të jetë angazhimi në mbikqyrjen e realizimit të këtyre kyçjeve, manipulimi me valvola për ndërprerjen e ujit përgjatë punimeve dhe çdo punë tjetër ndihmëse që kërkohet”.

Lexo Edhe:

”Zonat të cilat do të mbesin pa ujë të pijshëm, për shkak të realizimit të punimeve teknike, nga ora 10:00-18:00 janë : lagjja “Pejton”, lagjja ”Dardania ”, lagjja “Lakrishte” dhe lagjja“ Kalabria”, njofton ujësjellësi i Prishtinës.