Disa javë pasi u nda nga e fejuara, këngëtari i njohur shfaqet me të dashurën e re - Gazeta Express
string(81) "disa-jave-pasi-u-nda-nga-e-fejuara-kengetari-i-njohur-shfaqet-me-te-dashuren-e-re"

Rozë

Gazeta Express

24/05/2022 14:33

Disa javë pasi u nda nga e fejuara, këngëtari i njohur shfaqet me të dashurën e re

Rozë

Gazeta Express

24/05/2022 14:33

Liam Payne bëri daljen e tij të parë publike me të dashurën e re Aliana Mawla të martën, disa javë pas ndërprerjes së fejesës me modelen Maya Henry.

Ish-ylli i One Direction u shfaq krah për krah me brunen tërheqëse, e cila ka një ngjashmëri të jashtëzakonshme me ish të fejuarën e tij, pasi mbërriti në aeroportin Heathrow.

Lexo Edhe:

Liam Payne dhe e fejuara e tij Maya Henry u ndanë njëherë e mirë vetëm pak kohë më parë. Si duket Liam nuk e ka patur aspak të vështirë të harrojë ish të fejuarën e tij teksa ka kalur në krahët e dikujt tjetër.

Ish-anëtari i grupit One Direction, 28 vjeçar dhe modelja 21 vjeçare, vendosën të ndanin rrugët e tyre muajin e kaluar pasi më parë anuluan fejesën e tyre në qershor 2021 – vetëm për të rindezur romancën e tyre dy muaj më vonë.

Konfirmimi i ndarjes së tyre vjen vetëm disa orë pasi fotot e këngëtarit me modelen amerikane Aliana Mawla u shfaqën në një llogari të fansave në Instagram të hënën.

Për të konfirmuar romancën e tyre të re, Aliana postoi disa foto romantike të çiftit së bashku.

Pas publikimit të këtyre fotove reagoi edhe Maya, e cila u shpreh se është e vështirë për të t’i shohë këto imazhe.

“I dua shumë të gjithë fansat, por ju lutem mjaft m’i dërguat ato foto të fejuarit tim me një vajzë tjetër. Ajo nuk jam unë dhe është mjaft e vështirë ta pranoj që kjo ka ndodhur pa e parë unë. Mjaft”, shkroi Maya.