Disa fshatra të komunës së Klinës do të mbesin përkohësisht pa furnizim me ujë të pijes për shkak të punimeve që po realizohen në rezervuar.
Në njoftimin e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Hidrodrini”, thuhet se në kuadër të Njësisë Operative në Klinë po kryhen punime gjenerale për pastrim në rezervarin e Pograxhës.
Përfshirë fshatrat: “Pograxhë, Jashanicë, Shtupel, Kerrnicë, Dush, Gjurgjevik i Madh, Ujmire, Shtaricë, Siqevë, Dollc dhe Dresnik”.
Planifikohet që punimet të përfundojnë nesër deri në mesditë, vijon njoftimi.