Pinguinët jo vetëm janë të bukur por janë
edhe shumë romantikë kur vjen puna tek propozimi i të dashurave të tyre. Ka dy
mënyra tradicionale shumë të bukua dhe unike që lidhen me propozimin mes
pinguinëve.
1. Kur pinguini mashkull bie në dashuri me
pinguinen femër ai kërkon në të gjithë plazhin për të gjetur guralecin më
perfekt të plazhit. Kur më në fund e gjen, ai shkon tek e preferuara e tij dhe
e lëshon guralecin përpara këmbëve të saj, nëse ajo e merr atë do të thotë që
pranon dashurinë e tij.
2. Gjatë sezonit të çiftëzimit, pinguinët
mblidhen të gjithë së bashku në plazh me guralecët e gjetur. Secili pinguin i
prezanton të pëlqyerës së tij guralecin, nëse guraleci pranohet ata janë
partner për të gjithë jetën.
3. Pinguinët futen në familjen e shpendëve,
ata janë zogj që kanë humbur aftësitë në fluturim miliona vjet përpara.
4. Sytë e pinguinëve funksionojnë më mirë në
ujë sesa në tokë.