string(45) "dirigjenti-italian-jacopo-sipari-ne-prishtine"

Arte

Gazeta Express

28/05/2025 17:30

Dirigjenti italian, Jacopo Sipari në Prishtinë

Arte

Gazeta Express

28/05/2025 17:30

Më 8 qershor nga ora 20:30 në Sheshin “Skenderbeu” në kryeqytet, përkrah sopranos Ermonela Jaho, në skenë do të ngjitet edhe dirigjenti Jacopo Sipari di Pescasseroli.

Në janar 2020, maestro Jacop Sipari fitoi Çmimin Special të Operës për Brezin e Ri nga Konfederata Lirike e Teatrove të Operës Italiane. Ai ka qenë drejtor artistik dhe muzikor i Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit në Varnë, Bullgari. Që nga viti 2023 është drejtor muzikor i Orkestrës Simfonike Abruzzese.

Ka dirigjuar vepra të mëdha operistike si “Norma, “La Boheme”, “Turandot”, “Madama Butterfly”, “Tosca”, “Aida”, “Rigoletto”. Ka bashkëpunuar me orkestra prestigjioze ndërkombëtare, përfshirë ato të Sicilisë, San Carlo, Stambollit, Izraelit dhe Serbisë, si dhe me artistë të njohur si Ricky Martin, Anastacia dhe Il Volo.