Pesë kadetë nga Kosova diplomuan në Shqipëri, nga viti i ardhshëm do të katërfishohet numri i kadetëve që do të studiojnë atje - Gazeta Express
string(126) "pese-kadete-nga-kosova-diplomuan-ne-shqiperi-nga-viti-i-ardhshem-do-te-katerfishohet-numri-i-kadeteve-qe-do-te-studiojne-atje1"

Lajme

Gazeta Express

30/07/2025 8:14

Pesë kadetë nga Kosova diplomuan në Shqipëri, nga viti i ardhshëm do të katërfishohet numri i kadetëve që do të studiojnë atje

Lajme

Gazeta Express

30/07/2025 8:14

Plot 90 studentë të Akademisë së Forcave të Armatosura, pesë prej të cilëve nga Kosova u diplomuan këtë të martë, më 29 korrik. Ceremonia e diplomimit të studentëve të FA-ve u zhvillua në kompleksin e ri sportiv të garnizonit “Skënderbej” në Tiranë, ku ishte i pranishëm dhe ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu.

Gjatë fjalës së tij, ministri Vengu theksoi rolin kyç që kanë Forcat e Armatosura në mbrojtjen dhe përparimin e vendit. Sipas tij, ushtria nuk është thjesht një strukturë ceremoniale.

“Më lejoni të them që është një nder i veçantë që të jem pranë jush sot, sepse është një moment i thellë krenarie institucionale, sepse sa herë një brez vesh uniformën, shteti shqiptar rifillon, forcohet, përtërihet. Kjo nuk është thjesht një ditë gëzimi, por një ditë dëshmie se rruga e duhur sado e vështirë mbetet rruga që formon njerëz të vërtetë.

Rruga që nuk të premton komoditet, por të ofron dinjitet dhe për këtë dua t’ju falenderoj. Forcat e Armatosura nuk janë një dekor ceremonial i Republikës, por janë kocka, muskul dhe ndërgjegje e saj, sepse fati i një kombi është i lidhur me fatin e atyre që janë të gatshëm të sakrifikojnë për të.

Pjesë e ceremonisë zyrtare të diplomimit të kadetëve në Akademinë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë, ishte edhe ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

Ministri Maqedonci falënderoi homologun e tij, Vengu, për mikpritjen dhe bashkëpunimin e ngushtë ndërinstitucional.