Diplomatja sllovene iu shtron darkë emisarëve e përfaqësuesve specialë për Ballkanin Perëndimor - Gazeta Express
string(95) "diplomatja-sllovene-iu-shtron-darke-emisareve-e-perfaqesuesve-speciale-per-ballkanin-perendimor"

Lajme

Gazeta Express

02/09/2025 16:50

Diplomatja sllovene iu shtron darkë emisarëve e përfaqësuesve specialë për Ballkanin Perëndimor

Lajme

Gazeta Express

02/09/2025 16:50

Sekretarja shtetërore në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Europiane të Sllovenisë, Neva Grašič, ka shtruar një darkë për emisarë e përfaqësues që janë të ngarkuar me Ballkanin Perëndimor.

Mes tyre ishte edhe emisari për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, përfaqësuesi i Lartë në Bosnje e Hercegovinë, Christian Schmidt, si dhe përfaqësues të Sllovenisë, Austrisë, Norvegjisë, Britanisë së Madhe e Francës.

Grasic tha se ishte e privilegjuar që organizoi këtë darkë, ndërsa tha se “diskutimet vjetore” për Ballkanin Perëndimor i mbajti në zemër të Forumit të Bledit.

Në këtë forum po marrin pjesë edhe ministra nga Ballkani Perëndimor, ndërsa Kosovën po e përfaqëson ministrja e Jashtme në detyrë, Donika Gërvalla./Express/