Diplomati amerikan kritikon Prokurorinë: Nuk po ndihem rehat në mënyrën se si po i bëni pyetjet - Gazeta Express
string(94) "diplomati-amerikan-kritikon-prokurorine-nuk-po-ndihem-rehat-ne-menyren-se-si-po-i-beni-pyetjet"

Lajme

Gazeta Express

01/10/2025 12:16

Diplomati amerikan kritikon Prokurorinë: Nuk po ndihem rehat në mënyrën se si po i bëni pyetjet

Lajme

Gazeta Express

01/10/2025 12:16

Dëshmitari i mbrojtjes, James Peter Covey ka thënë para Gjykatës Speciale të mërkurën se nuk po ndihet rehat me një linjë të pyetjeve të Prokurorisë lidhur me dekretin e emërimit të Agim Çekut.

“Nuk jam në dijeni të një deklarate të tilllë. Por, përsëri po e them që unë nuk jam rehat dhe nuk ndihem mirë për bazën se si po ndërtohen pyetjet që mund të bëhen. Duket sikur prokurori po përpiqet që të vërtetojë si fakt gjëra që në një mënyrë mbështesin vlerësime- gjykime që janë shprehur në një deklaratë në libër. Mendoj që kjo është keqkuptim i rolit të diplomatit dhe se si ne arrijmë në vlerësimet që japim”, tha ai, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Përpara kësaj, dëshmitari u pyet se a e ka parë dekretin për emërimin e Çekut si Komandant i Përgjithshëm. Si rrjedhojë, dëshmitari Covey bëri komentin që u ndalua nga trupi gjykues.

“Nuk jam i sigurt që pajtohem me arysen dhe bazën për këtë mënyrë të paraqitjes së pyetjeve”, tha Covey.

Megjithatë, dëshmitari tha se nuk beson që e ka parë këtë dekret.

“Nuk besoj”, u përgjigj shkurt ai, duke shtuar se nuk beson që e ka ditur se kush e ka nxjerrë atë dekret.