Diplomatët e ShBA-së do t’i bojkotojnë Lojërat Olimpike Dimërore 2022 në Pekin - Gazeta Express
string(77) "diplomatet-e-shba-se-do-ti-bojkotojne-lojerat-dimerore-olimpike-2022-ne-pekin"

Lajme

Gazeta Express

07/12/2021 8:48

Diplomatët e ShBA-së do t’i bojkotojnë Lojërat Olimpike Dimërore 2022 në Pekin

Lajme

Gazeta Express

07/12/2021 8:48

Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar se do të bëjnë bojkotim diplomatik të Lojërave Olimpike Dimërore 2022, të cilat do të mbahen në Kinë. Pekini e kritikoi ashpër këtë vendim.

Shtëpia e Bardhë tha se asnjë delegacion zyrtar nuk do të dërgohet në Lojërat Olimpike Dimërore për shkak të shqetësimeve rreth gjendjes së të drejtave të njeriut në Kinë, shkruan BBC, përcjell Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Megjithatë, qeveria amerikane tha se atletët e ShBA-së mund të marrin pjesë në gara dhe se do ta kenë përkrahjen e plotë të autoriteteve.

Kina e quajti vendimin e Uashingtonit “farsë të vetëdrejtuar politike”. “ShBA-ja thjesht dëshiron që ta politizojë sportin, të krijojë përçarje dhe të nxisë konfrontim”, thuhet në deklaratën e zëdhënësit të Misionit Kinez në Kombet e Bashkuara.

Sekretarja për medie e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, e konfirmoi bojkotimin të hënën, duke shtuar se mosdërgimi i një delegacioni zyrtar amerikan në këto lojëra do të dërgojë një mesazh të qartë.

Pas njoftimit të Shteteve të Bashkuara, edhe Zelanda e Re tha të martën se nuk do të dërgojë delegacion në Pekin. Shtetet tjera, përfshirë Britaninë e Madhe dhe Australinë, thuhet se gjithashtu janë duke e shqyrtuar bojkotimin.