Diplomacia e ryshfetit - Gazeta Express
string(22) "diplomacia-e-ryshfetit"

Gazeta Express

20/01/2020 8:18

Diplomacia e ryshfetit

Gazeta Express

20/01/2020 8:18

Tërheqjet e njohjeve kanë rritur zemërimin në Prishtinë dhe ambiciet në Beograd, por lufta për njohje e çnjohje deri më tani ka pasur vetëm një rezultat – bllokimin e dialogut mes të dyja vendeve, shkruan sot Zëri.

Kur Surinami, një shtet jugamerikan, u bë vendi i parë që tërhoqi njohjen e Kosovës në tetor të 2017-s dhe njoftimi erdhi nga Serbia Qeveria në Prishtinë deklaroi se kjo nuk është e mundur sipas së drejtës ndërkombëtare.

Lexo Edhe:

Surinami kishte vetëm një vit që e kishte njohur Kosovën dhe po aq kohë kishte që Serbia e Kosova kishin nisur dialogun për “normalizim marrëdhëniesh”.


Nga viti 2008 kur Kosova shpalli pavarësinë dhe u njoh më shumë se nga 110 vende, Serbia vazhdoi një fushatë agresive kundër Kosovës.