Diploma e parë për studime mbi “ninjat” në Japoni - Gazeta Express
string(47) "diploma-e-pare-per-studime-mbi-ninjat-ne-japoni"

Diploma e parë për studime mbi “ninjat” në Japoni

Gazeta Express

29/06/2020 13:22

Një universitet në Japoni ka ndarë diplomën e parë për studimet mbi “ninjat”.

Studenti i masterit, Genichi Mitsuhashi, 45 vjeç, ka kaluar dy vjet duke ekzaminuar dokumente historike mbi natyrën e vërtetë të këtyre luftëtarëve të shkathët, dhe duke përkryer aftësitë e tija në artet marciale.

Lexo Edhe:

Ai gjithashtu bleu një shtëpi nga druri në provincën Iga, vendlindja e “ninjas” ku kultivoi oriz dhe perime, transmeton koha.

“Kam lexuar se ‘ninjat’ kanë punuar si fermerë në mëngjes dhe kanë trajnuar artet marciale në pasdite”, ka thënë ai.

Mitsuhashi ishte njëri nga tre studentët i cili u regjistrua në studimet master në Qendrën Ndërkombëtare të Hulumtimit të ‘Ninjave’ në Universitetin “Mie” në pranverë të vitit 2018.

Pasi që ka përfunduar studimin në mars, Mitsuhashi ka vazhduar me programin e doktoratës dhe shpreson të ndërlidhë vizitorët e këtij rajoni me komunitetin lokal.

Profesori i tij, Yuji Yamada e përshkroi si “një shembull të shkëlqyer për studentët që studiojnë ‘ninjat’” me mënyrën se si ishte përzier me komunitetin lokal.

Sidoqoftë profesori Yamada paralajmëroi studentët e ardhëm se kjo degë kishte për qëllim studimin e ‘ninjave’, “e jo të bëheni një ‘ninja’”.

Besohet se ‘ninjat’ kanë origjinën nga shekulli 14 ku krerët feudalë punësuan spiunë mercenarë për të infiltruar kështjella dhe për të marrë informacione.