Dioni, djaloshi i talentuar i Hertha Berlinit, vjen nga një familje futbollistësh - Gazeta Express

Futboll

Gazeta Express

02/04/2020 17:15

Dioni, djaloshi i talentuar i Hertha Berlinit, vjen nga një familje futbollistësh

Futboll

Gazeta Express

02/04/2020 17:15

Se gjenetika megjithatë është vendimtare në disa raste flet edhe shembulli i djalit të ish-futbollistit të mirënjohur nga Shkupi, sot drejtor sportiv i skuadrës së futbollit Kukësi nga Shqipëria, Nderim Nexhipi, Dioni, i cili është pjesë e U10 të skuadrës së njohur gjermane Hertha Berlin, shkruan gazetari sportiv Reshat Ibrahimi në faqen e tij.

Nexhipi në Instagram ka postuar një fotografi të djalit të tij Dionit, me fanellën e Hertha Berlinit, klubin ku edhe vet kishte luajtur gjatë viteve 2001-2004.

Dioni në qershor mbush 10 vjet, dhe duket se ka talent për futboll.

Te U10 e Herthës Dioni luan në pozitën e mesfushorit, gjuan me këmbën e djathtë dhe është shumë preciz.

Është shumë aktiv në lojë dhe gjithmonë vrapon pas topit.

Ai si futbollist e admiron babain e tij Nderimin, ndërsa si një futbollist premtues trashëgon disa veti edhe të axhës së tij Armendit (ish futbollist) dhe gjyshit Mensurit, legjendës së KF Prishtina të viteve të 80-ta.

Të shpresojmë se, Dioni do të bëjë një karrierës edhe më të bujshme se prindi dhe gjyshi i tij.