Dion Gallapeni largohet nga FC Prishtina, karrierën e vazhdon në Poloni - Gazeta Express
string(70) "dion-gallapeni-largohet-nga-fc-prishtina-karrieren-e-vazhdon-ne-poloni"

Futboll

Gazeta Express

28/06/2025 21:19

Dion Gallapeni largohet nga FC Prishtina, karrierën e vazhdon në Poloni

Futboll

Gazeta Express

28/06/2025 21:19

FC Prishtina ka konfirmuar largimin e mesfushorit Dion Gallapeni, i cili do të vazhdojë karrierën e tij në futbollin polak, te skuadra e Widzev Lodz.

Klubi kryeqytetas e ka përshëndetur largimin e tij me mirënjohje dhe krenari, duke theksuar kontributin e çmuar që ai ka dhënë gjatë gjashtë viteve si pjesë e klubit.

Gallapeni ka qenë një pjesë kyçe në sukseset e Prishtinës, përfshirë triumfin në Kupën e Kosovës në edicionin e fundit dhe shpalljen kampion me ekipin U21.

“Në jemi krenarë për rritjen dhe zhvillimin e tij brenda skuadrës tonë dhe i urojmë suksese të mëdha në aventurën e re ndërkombëtare,” thuhet ndër tjera në njoftimin zyrtar të klubit.