Moderatori i “Big Brother Vip Kosova 4”, Alaudin Hamiti është kapluar nga emocionet teksa dha një mesazh pas situatës së krijuar mes Albës, Benitës dhe Elijonës.
Ai tha se gratë po vriten nga burrat, e të mos sulmohet edhe nga femrat.
“Gruaja gruan nuk bën me sulmu në formë të tillë. Nuk mundemi me i mbyllë sytë para një rasti të tillë, është e padrejtë në një kohë kur sot gratë vriten nga burrat. Nuk është e hijshme. Është e prekshme, është gjynah. Nuk ka muaj që një lajm shkon se një grua vritet nga një i afër dhe nga burri”, tha Dini.