Dinamo Zagreb, Atalanta dhe Shakhtar luftojnë për një vend në 1/8 e finales në Champions - Gazeta Express
string(87) "dinamo-zagreb-atalanta-dhe-shakhtar-luftojne-per-nje-vend-ne-1-8-e-finales-ne-champions"

Gazeta Express

11/12/2019 17:56

Dinamo Zagreb, Atalanta dhe Shakhtar luftojnë për një vend në 1/8 e finales në Champions

Gazeta Express

11/12/2019 17:56

Dinamo Zagreb, Shakhtar Donetsk dhe Atalanta do të kërkojnë t’i bashkohen Manchester City si njëra nga dy skuadrat që kalojnë në 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve nga Grupi C.

Dinamo është nikoqir i Manchester City në Maksimir, duke e ditur se fitorja e dërgon në mesin e 16 skuadrave më të mira në garën më prestigjioze evropiane për klube, nëse Shakhtari nuk fiton ndaj Atalantas në ndeshjen tjetër, raporton Gazeta Express.

Man City i Pep Guardiolës e ka siguruar kualifikimin si fituese e grupit një xhiro para mbylljes së fazës grupore.

Ndërkohë, Shakhtar e pret Atalantan në një duel tjetër që do të jetë përcaktues se kush kalon tutje nga ky grup.

Shakhtarit i duhet ta mposhtë Atalantan për t’u siguruar absolutisht se do të mbetet në Champions. Klubit ukrainas i kryen punë edhe barazimi, për aq gjatë sa Dinamo nuk e mund Man Cityn.

Atalanta, ndërkohë, duhet ta mposhtë Shakhtarin dhe të shpresojë që Dinamo nuk fiton ndaj Man Cityt.

Formacionet zyrtare Dinamo – Manchester City

Formacionet zyrtare Shakhtar – Atalanta