Dinamo City nuk ia del në Tiranë, eliminohet nga Liga e Konferencës - Gazeta Express
string(66) "dinamo-city-nuk-ia-del-ne-tirane-eliminohet-nga-liga-e-konferences"

Futboll

Gazeta Express

28/08/2025 22:40

Dinamo City nuk ia del në Tiranë, eliminohet nga Liga e Konferencës

Futboll

Gazeta Express

28/08/2025 22:40

Dinamo City nuk arriti kualifikimin në fazën e ligës në Ligën e Konferencës.

Ekipi i drejtuar nga Ilir Daja u eliminua në play-off nga ekipi polak, Jagiellonia, shkruan Gazeta Express.

Ndeshja e parë e zhvilluar në Poloni ishte fatale për ekipin shqiptar, pasi pësuan humbje 3:0.

Sonte në Tiranë, Dinamo City barazoi 1:1, duke mos pasur fuqi që të përmbys rezultatin.

Përkundër eliminimit, Dinamo City pati paraqitje mjaft të mirë në kualifikime, madje edhe duke e eliminuar gjigantin kroat, Hajduk Split.