Dimovski: Do propozoj që Janeva të mos marrë apanazh nga Kuvendi - Gazeta Express
string(63) "dimovski-do-propozoj-qe-janeva-te-mos-marre-apanazh-nga-kuvendi"

Gazeta Express

06/12/2019 16:05

Dimovski: Do propozoj që Janeva të mos marrë apanazh nga Kuvendi

Gazeta Express

06/12/2019 16:05

Kërkesa për apanazh e ish prokurores speciale publike Katica Janeva, e cila është e akuzuar në rastin “Zhvatja”, sot do të jetë në rend dite të njërës nga seancat e Komisionit për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve.

Kryetari i Komisionit Ilija Dimovski deklaroi se ai do të kërkojë që Janevës të mos i ndahet apanazh sepse nuk është person i zgjedhur.

Lexo Edhe:

“Sot do ta propozoj edhe atë në rend dite. Do të propozoj bazë të shpejtë të dispozitave ligjore Komisioni të mos i japë apanazh Janevës për shkaqe formale, e ato janë se ajo nuk është zgjedhur si funksionar shtetëror nga ana e Kuvendit, që është kusht sipas ligjit, por vetëm është propozuar nga Kuvendi, ndërsa zgjedhjen e tij e bëri Këshilli i Prokurorëve Publik”, tha Dimovski.

Deputeti i VMRO-DPMNE-së në mënyrë shtesë theksoi, për atë siç tha, skandalet që kanë lidhje me të, si dhe për keqpërdorimin e institucionit të PSP-së edhe nga aspekti financiar edhe nga aspekti politik.

“Kjo nuk na jep aspak të drejtë që të mendojmë për një hap të tillë. Gjëja e vetme që mund të bëjmë si Kuvend, si deputetë është që të apelojmë deri te Janeva, që të përmbushë vetëm një të drejtë të saj qytetare, por edhe detyrim, e ajo është që të fillojë të flasë publikisht se kush, si, kur, pse kishte marrë pjesë në krijimin e atij përbindëshi nga një institucion përgjatë së cilit kryheshin shantazhe politike dhe bëhej zhvatje financiare e një numri të madh të biznesmenëve”, tha Dimovski.

Vetëm në atë mënyrë, thotë ai, ajo do të tregojë se është penduar dhe se ishte e pavetëdijshme ose e keqpërdoruar.