Dimitrov për vizitë në Çeki - Gazeta Express

Dimitrov për vizitë në Çeki

Ballina

Gazeta Express

25/02/2020 13:27

Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov nesër dhe pasnesër do të qëndrojë për vizitë pune në Pragë, Republikën e Çekisë, ku do të ketë takime me nikoqirin e tij të diplomacisë çeke, Tomash Petriçek, me kryetarin e Dhomës së ulët të Parlamentit, Radek Vondraçek dhe me sekretaren shtetërore për çështjen evropiane Milena Hrinkova, përcjell GazetaExpress nga Koha.

Dimitrov në Pragë do të marrë pjesë edhe në takimin vjetor të ministrave të punëve të jashtme nga vendet e Grupit të Vishegradit – V4 dhe shtetet nga Ballkani Perëndimor – WB6, në të cilin do të diskutohet për situatën dhe pritjet lidhur me proceset eurointegruese të rajonit.

Shefi i diplomacisë do të marrë pjesë edhe në panel diskutimin në Institutit për Politikë evropiane – EUROPEUM./GazetaExpress/B.Lika/