Dimitrov: Duhet vendim për hapje të negociatave pa anulim - Gazeta Express

Ballina

Gazeta Express

16/02/2020 16:40

Dimitrov: Duhet vendim për hapje të negociatave pa anulim

Ballina

Gazeta Express

16/02/2020 16:40

Duke pasur parasysh rrugëtimin e vendit tonë drejt BE-së, që perspektiva evropiane të jetë kredibile, nevojitet vendim për hapje të negociatave pa anulim, tha ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov, i cili sot në margjinat e Konferencës së sigurisë në Munih, kishte takim bilateral me Ekaterina Zaharieva, zëvendëskryetare e Qeverisë dhe MPJ e Republikës së Bullgarisë, si dhe ish-kryeministrin suedez, Karl Bild.

Takimi me Zaharievën, siç njoftojnë nga MPJ, është shfrytëzuar për aktivitete përgatitore në dritë të Procesit të Berlinit me të cilin bashkëkryesojnë të dy vendet dhe për realizim të prioriteteve dhe ngjarjeve të konfirmuara në pajtueshmëri me programin e kryesimit të përbashkët.

Shefi i diplomacisë në takimin me Bildin, i cili është bashkëkryesues me Këshillin Evropian për punë të jashtme në kuadër të takimit të organizuar nga Grupi i Ohrit, ka këmbyer mendime për ndodhitë aktuale politike në rajon dhe perspektivat evropiane./V.Leka/