Dimitrieska- Koçoska: Investimet kapitale shënojnë rritje prej 47,4 për qind - Gazeta Express
string(73) "dimitrieska-kocoska-investimet-kapitale-shenojne-rritje-prej-474-per-qind"

Maqedoni

Gazeta Express

26/11/2025 15:16

Dimitrieska- Koçoska: Investimet kapitale shënojnë rritje prej 47,4 për qind

Maqedoni

Gazeta Express

26/11/2025 15:16

Me metodologjinë e re për evidentimin e investimeve kapitale deri më datë 13 nëntor, ato kanë shënuar rritje prej 47,4 për qind, deklaroi ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska – Koçoska.

Gjatë pjesëmarrjes në TV Sitel, ajo tha se për vitin 2025 ka një sasi të lartë të shpenzimeve të projektuara kapitale dhe njëherësh ka një realizim të madh.

“Ajo që duhet të bëjmë gjithmonë është të bëjmë krahasimin me vitet e kaluara. Ju e dini që kemi ndryshuar metodologjinë në mënyrën e evidentimit të shpenzimeve kapitale. Krahas faktit që ndryshuam metodologjinë, këtë vit kemi një realizim, deri më 13 nëntor- 22 miliardë e 151 milionë denarë, kundrejt 19 miliardë nga viti i kaluar. Megjithatë, nëse shtojmë ose përshtatim metodologjinë për dy vitet që të jetë e njëjtë, atëherë këtë vit kemi një realizim prej 28 miliardë, ose 47,4 për qind më shumë”, tha Dimitrieska – Koçoska.