Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha zhvilloi sot një takim me fermerë në Dimal, nga ku bëri edhe prezantimin e programit PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore.
Në fjalën e tij, Berisha tha se subvencionet për fermerët do të rriten nga 32 milionë euro në 230 milionë euro.“Unë vij sot tek ju për të parashtruar programin tonë, me të cilin duhet të garantojmë çdo fermer të Kutallisë të Beratit dhe të mbarë Shqipërisë se ky program ka si qëllim më kryesor suksesin dhe rritjen e mirëqenies të fermerëve shqiptarë, të cilët ndërtojnë jetën e tyre me lumenj djerse dhe sakrifice”, tha Berisha.
Berisha nënvizoi se “nga 32 do kalojmë në 230 milionë me të cilat do subvencionojmë çdo fidan që do mbillni, çdo kokë bagëti që do mbani, çdo njësi prodhimi”.
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...