Dimal Basha ia gjen një deklaratë Avdullah Hotit: "Nuk mund të paguhet dikush që nuk punon" - Gazeta Express
string(88) "dimal-basha-ia-gjen-nje-deklarate-avdullah-hotit-nuk-mund-te-paguhet-dikush-qe-nuk-punon"

Lajme

Gazeta Express

04/10/2022 10:00

Dimal Basha ia gjen një deklaratë Avdullah Hotit: “Nuk mund të paguhet dikush që nuk punon”

Lajme

Gazeta Express

04/10/2022 10:00

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, e ka gjetur një deklaratë të Avdullah Hotit të vitit 2015, gjatë kohës sa ishte ministër i Financave.

Hoti thoshte se “nuk duhet të paguhen ata që nuk punojnë”, referuar grevës, duke shtuar se “do të kujdeset për financat publike”.

Lexo Edhe:

E këtë deklaratë të dikurshme po e shfrytëzon deputeti i pushtetit për ta mbuluar vendimin e Qeverisë së Kosovës për mos ekzekutimin e pagave për mësimdhënësit shkak i mbajtjes së grevës.

“Ktyneherë kur Avdullah Hoti u kujdes për financat publike! Tash nuk e di njeri a i ka humb kujtesa, apo ndoshta kujdesi”, ka shkruar Basha në Facebook, të martën.

Sindikata e Arsimit më 3 tetor vendosi që mësimdhënësit të nisin punën pas grevës së pezulluar.

Greva kishte nisur më 25 gusht dhe për gjatë gjithë kohës kishe përplasje në mes të eksponentëve të pushtetit dhe Sindikatës së Arsimit.

Rrahman Jasharaj, kryetar i SBAShK, ka thënë të hënën se “Qeveria i ka goditur pas shpine”. /Express