Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, përmes një shkrimi në profilin e tij në ‘facebook’ ka sulmuar drejtuesin e zyrës së Reporterëve pa Kufij për Ballkanin Perëndimor, Pavol Szalai, duke iu referuar gabimisht si “hungarez”, shkruan Express.
Basha i ka kërkuar faljet Szalait për heqjen e origjinës, ndërkohë në të njëjtin reagim ka sulmuar përsëri organizatën Reporterët pa Kufij për raportin e fundit në të cilin Kosova ka pësuar një rënie të madhe dhe në rajon renditet edhe më keq se Serbia.
Bashës për sulmin e par ndaj Szalait i kishte reaguar edhe ECMPF duke thënë se sulmet vetë, e bëjnë situatën edhe më të keqe./GazetaExpress/