“Dilni jashtë, tërmet 8 ballë”, kapet 18-vjeçari në Golem, alarmoi banorët me altoparlant - Gazeta Express

Shqiperi

Gazeta Express

20/09/2021 9:48

“Dilni jashtë, tërmet 8 ballë”, kapet 18-vjeçari në Golem, alarmoi banorët me altoparlant

Shqiperi

Gazeta Express

20/09/2021 9:48

Një i ri ka përfunduar në telashe me policinë, pasi akuzohet se ka ngjallur panik te banorët e Golemit, me pretendimin se do të binte një tërmet i fuqishëm.

Burime zyrtare bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet G.A,. 18 vjeç. “Dilni jashtë, tërmet 8 ballë”, mësohet të jetë shprehur i riu përmes një altoparlant, duke ngjallur panik tek banorët.

Lexo Edhe:

“Më datë 19.09.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për veprën penale “Përhapja e informatave të rreme që ngjallin panik” për shtetasin G. A., 18 vjeç, pasi në Golem, u kap në flagrancë duke bërë thirrje me altoparlant “Dilni jashtë, tërmet 8 ballë”, duke ngjallur panik tek banorët.”, thuhet në njoftimin e policisë.