“Dilni, dilni se ka diçka edhe dolëm”, Ganimete Musliu kritikon gjendjen e sigurisë në Kuvend - Gazeta Express
string(89) "dilni-dilni-se-ka-dicka-edhe-dolem-ganimete-musliu-kritikon-gjendjen-e-sigurise-ne-kuvend"

Lajme

Gazeta Express

05/07/2025 11:15

“Dilni, dilni se ka diçka edhe dolëm”, Ganimete Musliu kritikon gjendjen e sigurisë në Kuvend

Lajme

Gazeta Express

05/07/2025 11:15

Deputetëve të Kuvendit iu është kërkuar ta lëshojnë sallën e Kuvendit për shkaqe sigurie.

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, tha se nuk e dinë arsyen, por se patën kërkesë që të dalin nga salla pak para nisjes së seancës konstituive.

“Dilni, dilni se ka diçka edhe dolëm”, tha ajo.

“Gjendja e sigurisë në kuvend qe pesë vjet e këndej është e papranueshme. Mund të hyjë kush të dojë, mund të del kush të dojë. Mund të futet çdo gjë që është e mundur. Prandaj, duke e njohur shumë mirë sistemin e sigurisë dhe të kontrolleve në Kuvend, që hyn e del kush të dojë, unë mund të besoj se mund të ketë diçka. Nuk e di pse dikush duhet të ketë arsyeje për të bërë filma të tillë”.