Dilema e madhe e Zidane, Mbappe apo Mane? - Gazeta Express
string(39) "dilema-e-madhe-e-zidane-mbappe-apo-mane"

Gazeta Express

06/04/2020 23:25

Dilema e madhe e Zidane, Mbappe apo Mane?

Gazeta Express

06/04/2020 23:25

Reali po kërkon për një zëvendësues të Karim Benzemas që po shkon drejt fundit të karrierës. Mbappe, Mane e Icardi jane emrat e permendur nga mediat…

Emri që pëlqen më së shumti është ai i Kilian Mbappes.

Zinedine Zidane gjithmonë ka folur me superlativa për 21 vjeçarin e Francës, por do të jetë e vështirë për t’ia rrëmbyer atë PSG-së, sidomos tani, në këtë kohë pandemie që ka pushtuar botën duke e paralizuar në të gjitha aspektet.

Pas Mbappe, Zizu e pëlqen sulmuesin e Liverpoolit, Sadio Mane, një emër tjetër që mund të zbresë në “Santiago Bernabeu”.

Kurse edhe Mauro Icardi raportohet se është në radarin e Los Blancos.

Sipas mediave botërore, për shkak të koronavirusit, gjithë botën do ta kapë një krizë, po ashtu edhe futbollin që ndër viti kanë shpenzuar miliona e milionë për lojtar dhe për këtë, blerja e Mbappes mund të jetë në pikëpyetje, edhe pse ai është i pari në listën e Zizu. /Gazeta Express/