“Dil edhe matu” – Ajazi i bën thirrje Lladrovcit të garojë në Drenas - Gazeta Express
string(64) "dil-edhe-matu-ajazi-i-ben-thirrje-lladrovcit-te-garoje-ne-drenas"

Lajme

Gazeta Express

30/07/2025 7:30

“Dil edhe matu” – Ajazi i bën thirrje Lladrovcit të garojë në Drenas

Lajme

Gazeta Express

30/07/2025 7:30

Anëtari i PDK-së, Driton Ajazi, i ka bërë thirrje publikisht Ramiz Lladrovcit që të garojë për kryetar të Drenasit, pavarësisht se nuk u përzgjodh kandidat nga partia. 

“Unë qysh tani i bëj ftesë zotit Lladrovci: hajde, dil edhe matu. Ta shohim forcën dhe fuqinë politike që e proklamon si kampion”,  tha Ajazi  mbrëmjen e së martës në Klan Kosova. 

Ai shtoi se nëse Lladrovci mendon se ka bërë punë të mira, atëherë nuk ka rëndësi nëse kandidon si i pavarur apo me siglën e PDK-së.

“Nëse garon, jam i bindur që do të pësojë debakël që në raundin e parë,  me jo më pak se 60% të votave”, theksoi ai.

Kujtojmë se Kryesia e PDK-së më 27 korrik vendosi që kandidat për Drenasin të jetë Petrit Hajdari.